28.02.2014 - Me datë 27.02.2014 ne Kompania Gllareva ishim për vizitë në Sos Fshatin e Fëmijëve për të dhënë donacion për fëmijët me asistencë sociale në kuadër të Sosi-t.
Kompania Violeta me pikat e saj në Kroaci, Bosnie dhe Hercegovinë, këtë vit ka shprehë vullnetin për të shpërndarë donacion dhe për Kosovë pasi që çdo vit jepet donacion për vendet e Ballkanit.
Dhe ne si kompani këtë donacion vendosëm të ja ndajmë Sos Fshatit të Fëmijëve.
Donacioni i cili përfshinte pelenat Violeta të grup moshave të ndryshme, kap vlerën afro 2500 euro.
Ne u takuam edhe me përfaqësuesit e Sos Fshatit dhe ju premtuam që ne si Kompania Gllareva do ju përkrahim edhe më tutje me brendin Violeta.

