20.02.2012 - Komplikimet e paslindjes me operacion përsa u përket infeksioneve janë trefish më të mëdha se lindja natyrale. Prandaj dhe mjekët u japin të gjitha nënave disa këshilla dhe duhet të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të tyre.
Pas këtij operacioni nëna mbahet në kontroll në sallën përkatëse. Shpesh lodhja në lindjet me operacion është më e madhe se ajo e lindjeve natyrale. Fillimi i procesit të të ushqyerit shpesh sjell dhimbje, që kërkon një ushqim special.
Plaga e operacionit mund të dhembë edhe më pas, edhe pse shenja nuk është më e dukshme për shkak të qimeve. Plaga merr pamjen e saj përfundimtare pas rreth tetë muajsh, por nuk duhet të ekspozohet në diell të paktën për një vit.
Në raport me fëmijën, në këtë rast qumështi i nënës ndodh që mund të vijë më vonë për shkak të lodhjes së nënës nga operacioni.
Më pas kurat që ndërmerren për nënën dhe fëmijën pas lindjes me operacion mund të keqinterpretohen nga të dyja palët për shkak të ndarjes që u shkaktohet./bebaime.com/

