29.04.2014 - Kur është fjala te pesha e foshnjës, një madhësi nuk ju mban të dyve. Mësoni se çfarë është e duhur për ju dhe foshnjën tuaj me këto udhëzime.
Ju duhet: Disiplinë; Udhëzues i peshës; Ushqime të shëndetshme; Stërvitje; Sukralozë.
Vërejtje: Gjithmonë konsultohuni me mjekun para se të filloni çfarëdo diete.
Hapi 1 – Mësoni çfarë do të thotë “të hash për dy” - Kjo nuk do të thotë se duhet ta dyfishoni ushqimin. Kjo do të thotë të mbani mend se çdo kafshatë që futni në gojën tuaj ndikon në shëndetin e foshnjës tuaj.
Hapi 2 – Udhëzuesit e peshës – Mësoni cilat janë peshat e rekomanduara: 13 deri në 18 nëse jeni nën peshën e duhur; nga 7 deri në 16 nëse jeni me peshë normale; dhe nga 7 deri në 12 nëse jeni e mbipeshë. Femrat mund të shtojnë më shumë peshë nëse janë shtatzëna me më shumë se një foshnjë.
Këshillë: Shumica e femrave shtatzëna kanë nevojë të konsumojë nga 100 deri në 300 kalori më shumë në ditë se sa që kanë bërë më parë.
Hapi 3 – Shtoni në peshë gradualisht – Rekomandimet e përgjithshme për një femër me peshë normale janë të shtojë nga një deri në dy kilogramë gjatë tremujorit të parë, dhe rreth gjysmë kilogrami çdo javë gjatë gjashtë muajve të fundit.
Këshillë: Kërkimet tregojnë se femrat të cilat shtojnë shumë peshë në tremujorin e parë kanë kohë më të vështirë të shkrijnë peshën e shtatzënisë se sa ata që shtojnë peshë gradualisht.
Hapi 4 – Hani shumë pemë dhe perime – Hani së paku shtatë shërbime pemë dhe perime në ditë, derisa pjesën e mbetur të kalorive ndajeni në mes të drithërave, produkteve të qumështit dhe proteinave pa dhjamë. Për më shumë ndihmë në rregullimin e planit ushqimor të bazuar në gjatësinë dhe peshën tuaj, vizitoni faqen mypyramid.gov.
Këshillë: Nëse përdorni zëvendësues të sheqerit, përdorni ato me përmbajtje sukraloze. Kjo shihet më e sigurta për gratë shtatzëna.
Hapi 5 – Stërvitjet – Stërvituni derisa jeni shtatzënë për së paku tridhjetë minuta çdo ditë të javës. Jo vetëm që është e shëndetshme për foshnjën tuaj, por kjo po ashtu do t’ju ndihmojë të shijoni ndonjë gosti pa shtuar në peshë gjatë tremujorit të parë.
Fakt: Një deri në 1.5 kilogramë të shtatzënisë shkojnë në gjinjtë e nënës./mjeku.net/

