05.04.2012 - Elida Senja është identiteti i gruas shqiptare e cila vrau dje vajzën e saj 13-vjeçe e cila ishte e sëmurë me autizëm.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në ishullin e Kretës ku sipas policisë, 35 vjecarja shqiptare, Elida Senja qëlloi për vdekje me thikë të bijën.
Policia lokale thotë se 35 vjecarja që vuante nga depresioni, therri me thikë vogëlushen, e cila vuante nga autizmi. Më pas nëna e vajzës së sëmurë, tentoi të vetëvritet duke prerë me të njëjtën armë damarët e qafës.
Askush prej fqinjëve të familjes shqiptare nuk dëgjoi britmat. Fqinjët kanë thënë se familja shqiptare ishte duke kaluar momente të vështira pas diagnostifikimit të vajzës me autizëm.
Një ditë më parë, vajza kishte festuar ditëlindjen në një festë të vogël familjare. Mungesa e miqve të vogelushes në këtë festë, kanë qënë dhe shkaku i rëndimit të gjëndjes psiqike të nënës, cka kulmoi me ngjarjen shokuese./lajmiifundit/

