10.12.2013 - “Ku flenë fëmijët?” është një projekt mbresëlënës i fotografit James Molison.
Ai ka lindur në Angli, ndërsa në këtë seri ka fotografuar fëmijë nga vende të ndryshme të botës dhe dhomat e gjumit në të cilat flenë këto fëmijë.
Seria e fotografive, e përmbledhur në një libër, i përfshinë dhomat e gjumit të fëmijëve nga vendet si Meksika, Italia, Kenia dhe shumë vende të tjera.
“Mendoj se libri jep një pamje të qartë të jetës, fëmijët jetojnë në mënyra të ndryshme nëpër botë, kjo është një shans për të reflektuar pabarazinë që ekziston kudo dhe të kuptojmë se çfarë fati kanë të tjerët në botën e zhvilluar”, deklaroi James Molison. Për fat të keq ka fëmijë të cilët nuk e kanë fatin të flenë në dhoma luksoze dhe të ngrohta, për dallim nga të tjerët të cilët të cilët janë mësuar të shtrihen të qetë dhe të mbulohen me mbulesa të ndryshme. Më poshtë e keni koleksionin e fotografive në fjalë./gazetaexpress/
![]()




















