Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kujdes, mos i ngarkoni fëmijët

10.09.2012 - Askush nuk e vë në dyshim se secila nënë për fëmijën e saj do më të mirën, por a jeni pyetur ndonjëherë se me qëllim që ta përgatisni për të mbijetuar në këtë botë sfiduese e shtyni deri në kufijtë e durimit?

A e keni regjistruar vogëlushin tuaj në karate, futboll, shkollë të muzikës, vallëzim, kursin e pikturës? A vrapon fëmija juaj pas një aktiviteti në tjetrin, pa marrë parasysh se është në pushim veror apo dimëror nga shkolla? Nëse tundni kokën, kjo do të thotë se jeni të fiksuar me aktivitetet jashtë-shkollore të fëmijëve.

Që aktivitetet shtesë jashtë edukimit formal të kenë ndikim në zhvillimin e fëmijëve, nevojiten që të jenë në përputhshmëri me mundësitë e pjekurisë së tij, dijen dhe strukturën e pjekurisë së trurit të tij. Shumë prindër mendojnë se futja e aktiviteteve të ndryshme në jetën e përditshme dhe ritmin e zhvillimit të fëmijëve ndikon pozitivisht, por që shpesh ndodh që e gjithë kjo mbingarkesë mund të ndikojë negativisht me dekurajimin e fëmijëve, si dhe humbjen e vetëbesimit.

Për shembull, fëmija para moshës 7-vjeçare ngarkohet me mësimin e numrave dhe të shkronjave, e kjo duhet të ndodhë vetëm nëse fëmija tregon interesim të madh. Mësimi që tejkalon shkallën e aftësive të fëmijëve ndikon shumë negativisht në shëndetin e tij mental. Fëmijët që ngarkohen me aktivitete të shumta rriten si fëmijë të brengosur, të pasigurt, të mbyllur dhe më me pak vetëbesim. Edhe pse aktivitetet janë të vështira dhe nuk ju sjellin lumturi, ata i kryejnë ato aktivitete vetëm që prindërit e tyre të jenë krenarë.

Në momentin kur ata refuzojnë të përcjellin aktivitetet dhe dëshirojnë të luajnë me bashkëmoshatarët, atëherë ndaluni dhe mendoni mos e keni mbingarkuar fëmijën. Secili fëmijë ka nevojë për pak hapësirë të veten. Mos prisni dhe mos kërkoni që fëmijët të jenë perfekt në gjithçka që bën apo atë që ju dëshironi./zeri/

/komuniteti