14.01.2013 - Qëndrimi larg faktorëve nxitës të ekzemës ndikon në suksesin e kurës.
Kujdesi më i madh duhet treguar veçanërisht ndaj ekzemave të krijuara nga tharja e lëkurës e lindur nga larja e shpeshtë e saj. Nëse trupin e fërkojmë dy ose tre here me sapun në këtë rast duhet ta ulim në një here për të rritur efektet pozitive të kurës.
Ekzema cilësohet si një infeksion i lëkurës i shkaktuar nga faktorë të panjohur , faktorë shkatërrues apo si një reaksion alergjik i lëkurës. 10 % e të sëmurëve që vizitohen tek dermatologu diagnostikohen me egzemë. Ja disa nga llojet e egzemave:
Ekzema seboreik
Një lloj i tillë mund të cilësohet dhe si zbokth në lëkurën e flokëve. Egzema seboreike e shfaqur tek një në katër persona mund të shfaqet jo vetëm tek flokët e yndyrshëm por edhe rreth hundës , brenda veshit , në mes të shpinës , tek vetulla apo kapakët e syrit. Një ekzemë e tillë apo zbokth mund të zgjasë për të gjithë jetën . Veçanërisht faktorë si dobësimi i sistemit imunitar , ndërrimi i stinëve, stresi , shqetësimet , sëmundjet me temperature lodhja e të tjera mund ta nxisin më shumë atë. Në këtë pike ka shumë rëndësi zgjedhja e shampoos së duhur. Tek shampot kundër zbokthit gjenden 4-5 lëndë të ndryshme. Këta lëndë nuk japin të njëjtin rezultat tek të gjithë apo ndërkohë që mund të japin rezultate brenda 6-7 muajve të pare më pas e humbasin efektivitetin e tyre. Për këtë arsye kur minimizohet efekti i produktit duhet filluar përdorimi i një grupi tjetër pasi të konsultohemi me mjekun.
Ekzema e kontaktit
Në këtë lloj ekzeme shfaqen skuqje apo tharje rrumbullake të lëkurës në trup. Tek një lloj ekzeme tjetër e quajtur si ‘ekzeme numuler’ e shfaqur më rrallë shihen reaksione alergjike tipike të formës rrethore.
• ekzemë kontakti irritante: kjo shfaqet e lidhur me një dëmtim të ndodhur gjatë jetës së përditshme. Sapunët e lëngshëm , me ngjyrë apo ato antibakterialë, detergjentet kundër vajrave ndikojnë në shfaqjen e një ekzeme të tillë. Sigurisht që mund të shfaqet edhe në varësi të profesionit të personit. P.sh një person i cili është mekanik makinash do të jetë vazhdimisht në kontakt me vajra dhe metale . Qëndrimi larg këtyre lëndëve parandalon shfaqjen e sëmundjes. Kjo shfaqet më shumë në duar dhe më rrallë në pjesë të ndryshme të trupit.
• ekzema e kontaktit alergjike : kjo lloj egzeme zhvillohet si rezultat i alergjisë kundër një lënde. Edhe kjo shfaqet në disa lloj profesionesh. Një infermiere alergjike ndaj lateksit mund të nxisë egzemën nëse përdorë doreza me përmbajtje lateksi. Nëse njihet mire kontakti alergjik të sëmurët mund ta kalojnë më lehtë sëmundjen. Për të përcaktuar faktorin duhet një vëzhgim i mire. Ekzema atopike
Kjo sëmundje e trashëguar gjenetikisht dhe në shumicën e rasteve e shfaqur që në moshën e fëmijërisë mund të nxitet nga pluhuri i shtëpisë , qimet e kafshëve , produktet e konsumuara apo rrobat . 60-70 % e rasteve me ekzemë atopike të shfaqura në periudhën e fëmijërisë zhduken kur fëmija rritet. Në këtë lloj ekzeme shfaqen skuqje dhe tharje të lëkurës në këmbë dhe duar . Ndërkohë nuk duhet të harrojmë se diagnostikimi i hershëm i ekzemës dhe kurimi i duhur i saj parandalon reaksionet alergjike dhe ato azmatike që mund të shfaqen në të ardhmen.
Tregohuni të kujdesshëm në parandalimin e ekzemës
Qëndrimi larg faktorëve nxitës të ekzemës dhe përdorimi i disa mënyrave mbrojtëse janë shumë të rëndësishme për jetëgjatësinë e kurës kundër ekzemës. Për shkak të rritjes së rasteve të ekzemës irritante me ftohjen e kohës e mira do të ishte të përdorej ujë i ngrohtë dhe të ruhej temperatura e trupit. Në rastet e ekzemës së shfaqur nga tharja e lëkurës pas banjës duhet të përdoren zbutës pa erë, bojëra dhe lëndë kimike. Në ekzema të tilla edhe shpeshtësia e banjove është shumë e rëndësishme./zhurnal/

