Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kujdes nëse fëmija paraqet këto shenja!

Në rastet e sëmurjes së një fëmije të shëndetshëm nuk ka vend për panik. Por, e rëndësishme është të dini kohën kur duhet të shkoni tek mjeku.

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i shëndetshëm, por infeksionet dhe temperaturat e larta që mund të shfaqen herë pas here janë të pashmangshme. Ja disa shenja, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë rastet kur duhet vizituar menjëherë mjeku ose fëmija të çohet në urgjencë:

 

Kur duhet t’i telefononi mjekut?

- Ndryshimet në oreks. Nëse fëmija ka refuzuar të hajë disa herë.

- Ndryshimet në botën shpirtërore: nëse fëmija është vazhdimisht i përgjumur dhe zgjohet me vështirësi.

- Nëse në kërthizë apo organin gjenital shfaqet një skuqje e menjëhershme, nëse ka sekrecione apo hemorragji.

- Temperatura. Normalisht një temp mesatare nuk përbën rrezik. Por, përsëri kontrolloni vazhdimisht termometrin. Nëse fëmija është më i vogël se 3-muajsh telefononi mjekun sa herë që mund të ketë temperaturë. Nëse është 3-muajsh apo më i madh dhe ka një temp më të ulët se 39,6, përpiquni t’ia ulni. Nëse është më e lartë atëherë përdorni “asetaminofen” dhe nëse nuk ulet përsëri atëherë telefononi mjekun.

- Diarre: nëse jashtëqitja e fëmijës është e lëngshme dhe jo shumë e dendur.

- Të vjella: të vjellat jo të shpeshta janë normale. Por nëse vjell shpesh dhe sidomos pas buke atëherë duhet të këshilloheni me mjekun.

- Dehidratimi: nëse fëmija nuk e ka lagur bezen që prej 6 orësh ose më shumë telefononi mjekun. Edhe në rastet kur qan pa lot dhe e ka gojën të thatë.

- Kapsllëku: nëse fëmija ka probleme me jashtëqitjen.

- Ftohja: nëse ftohja zgjat më shumë se dy javë dhe shoqërohet me probleme në frymëmarrje apo kollë.

- Problemet e veshit: nëse fëmija nuk u përgjigjet zërave normal apo nëse ka rrjedhje nga njëri vesh.

- Të skuqurat: nëse e skuqura është përhapur shumë dhe duket e infektuar ose nëse është shfaqur papritmas bashkë me temperaturë.

- Lotim të syve: nëse njëri nga sytë ose të dy janë skuqur dhe kanë rrjedhje atëherë telefononi mjekun. /start/

/komuniteti