Kujdesi dhe brenga rreth foshnjeve, në të ardhmen do të ngjajnë më shumë në atë, se si e kishin aplikuar gjyshët tona.
Kjo nënkupton që gjidhënja nga gjashtë muaj gjer në një vit është prioritet, që nuk ka larje disa ditë, dhe pecetat e lagura të hiqen nga përdorimi sa më shumë që është e mundur, ndërsa shampot dhe sapunët të përdoren me kujdes dhe në sasi sa më të vogla.
Kështu këshillojnë neonatologët dhe ekspertët tjerë të ditëve të sotme, të cilët punojnë me të posalindur, të bazuar në punën shumëvjeçare me fëmijët. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para tridhjetë vitesh ishte plotësisht normale që nëna të mos ushqejë me gji dhe të marrë në barnatore recetën “e formulës së qumështit” për ushqimin e foshnjes.
Larja e bebit bëhej me sapunë në maternitet dhe çdo ditë në ambientin shtëpiak, dhe mbështjellja me pelena (panolina) e cila garantonte zhvillim të drejtë të ijeve (kukave) që mbahej rreth një vit.
Ajo ishte një përvojë e keqe të cilen duhej ndryshuar. Duke ditur që nuk ka zëvendësim të përshtatshëm për qumështin e nënës, në 10 – 15 vitet e fundit, janë krijuar kushte më të mira në mënyrë që nënat të ushqejnë me gji. Ideale është gjidhënja prej 12 muajsh, zgjedhje e mirë është edhe 9 muaj, ndërsa minimumi janë 6 muaj, sepse kjo është mbrojtja më e mirë e bebeve./bebaime/

