Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kujtesë shëndetësore për prindërit me fëmijë në moshë për shkollë

05.09.2011 - Ndërsa viti i ri shkollor fillon, ekspertët e shëndetësisë thonë se gjëja kryesore për prindërit në këtë periudhë është vaksinimi;

 

Për fëmijët në moshë për kopësht parashkollor;

- DTAP për difteri, tetanoz, pertusis

- POLIO

- Vaksinë shtesë kundër fruthit, shytave, rubeolës

- Vaksinën përfundimtare kundër lisë së dhenve

 

Për fëmijët në moshë për shkollë fillore;

- Vaksina kundër sëmundjes Meningococcal ku përfshihet Meningitis

- Vaksina përforcuese kundër tetanozit.

 

Për fëmijët në moshë për shkollë të mesme;

- Kontroll për abuzimin e substancave kimike (drogë)

- Kontroll për Depresion

- Kontroll të përvitshëm mjekësor

 

Disa ekspertë thonë se adoleshentëve duhet t’u jepet shansi të flasin me mjekun vetëm për vetëm, pa praninë e prindërve.

Atina e vjeshtës do të thotë periudhë gripi, prandaj edhe vaksina kundër gripit duhet të përfshihet në listën e kujdesit për fëmijët që kthehen në shkollë e kopësht.

Nuk duhet harruar ekzaminimi i syve; ndonjëherë fëmijëve në klasë u vjen turp të pranojnë se nuk janë në gjendje të shohin se çfarë është shkruar në dërrasën e zezë.

Gjithashtu, prindërt duhet t’u rikujtojnë fëmijëve higjenën në klasë – larja e duarve dhe mbulimi i gojës kur kolliten, këshillojnë ekspertët e shëndetësisë./wordpress/

/komuniteti