Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kur fëmijët nuk hanë

10.05.2017 - Shpesh here gjendeni perpara faktit se femijet disa ushqime qe ju i quani te keqija i duan dhe disa qe ju i oni i hedhin ne toke. Cfare te beni ne ate moment? T'ja jepni ate qe kerkon?

Mos e ktheni vaktin ne nje beteje lufte. Vazhdoni te ofroni larmi zgjedhjesh te shendetshme, edhe nese femija juaj i refuzon ne fillim. Shume femije marrin kohen e tyre te nevojshme perpara se te provojne nje ushqim te ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh here femijet surprizojne me preferencat e tyre.

Nuk i do zarzavatet? Femijet mund te thone “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojne mund tjua fluturojne drejt e ne surrat. Durim! Nje here tjeter!

 

Jepjuni mundesine ti zgjedhin vete

Mos valle femija juaj pi me shume sec ha? Mos lejoni te mbushet stomaku i tyre me lengje te tepert, qofte edhe qumesht apo lengje frutash.

Mos ha shume sheqer ne mengjes? Nese po, sheqer do kerkoje edhe ne drake. Zgjidhja: nje mengjes i pasur ne fibra si kos me tershere, stafidhe, bajame dhe molle

Mos pickon gjithe diten? Disiplinoni orarin e te ngrenit, eshte e nevojshme per te rregulluar sensoret e urise dhe ngopjes.

Eshte nje faze qe do kaloje.

Mos u tundoni nga momentet “mjafton te haje dicka”! Kjo nuk eshte zgjidhja e problemit, thjeshte e ben ate edhe me te veshtire.

 

Caji ideal per the stimuluar oreksin

Zjeni ne nje kupe uje 1 luge te madhe xhinxher te grire, 1 luge te vogel fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjalte dhe leng limoni ose portokalli.

/komuniteti