30.12.2014 - Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, është e rëndësishme për prindërit që të reagojnë në nevojat e foshnjës së tyre.
Por pas gjashtë muajsh, nëse vraponi pas çdo lemze të vogël të foshnjës suaj, ju humbisni një mundësi të rëndësishme mësimi. Është mirë ndonjëherë që të lihet foshnja të qajë, përderisa ju i keni kushtuar të gjithë vëmendjen dhe dashurinë pozitive.
Por ju mund të thoni, unë po mundohem të krijoj një fëmijë të lumtur! A nuk duhet t`ia plotësoj të gjitha dëshirat? Në fakt, kjo dashuri e tepërt mund të jetë edhe e gabueshme, të cilën shumica prindërve e bëjnë. Prindërit mundohen, që tërë kohën t’i mbajnë fëmijët e lumtur. Por kjo nuk është reale. Mos u mundoni që përherë të vraponi ti rregulloni gjërat për vogëlushët tuaj. Ata duhet të mësojnë që të tolerojnë pak hidhërim dhe pak jo lumturi. Lejojini që të luftojnë për gjërat e veta, sepse kjo ju ndihmon atyre që të mësojnë të përballen.
Në vitin e parë, foshnja juaj do të mësojë shumë gjëra: të ulet, të zvarritet, të kap objekte, të ecën dhe madje në disa raste edhe të flasë. Komplimentimi i bën ata me konfident dhe i kënaq për këto arritje. Pra, mos vraponi menjëherë nëse ai rrëzohet lehtë. Por, jepini kohë dhe kurajë që prapë të qohet vet në këmbë.
Duke i lejuar vogëlushëve të provojnë eksperienca të ndryshme edhe nga ato më të vështirat, i ndihmoni që të ndërtojnë një rezervar plot me forcë e cila i shpien drejt lumturisë.

