Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lëngjet dietale mund të shkaktojnë lindje të parakohëshme

Pavarësisht nga fakti, nëse janë të gazuara apo jo, gratë shtatzëna shpesh konsumojnë pije të ëmbëlzuara artificialisht, të cilat mund të paraqesin rrezik nga lindja e parakohëshme, sipas ekspertëve danezë.

“Kemi vërejtur një lidhje pozitive në mes të konsumimit të lëngjeve të ëmbëlzuara artificialisht dhe rrezikut nga lindja e parakohëshme, po nuk kemi vënë re lidhjen për lëngjet e pa ëmbëlzuara”, kanë theksuar ekspertët e qendrës për programim të fetusit Instituti Statens Serum në Kopenhagë. Ata pohojnë që nevojiten ende hulumtime në mënyrë që të arrijnë një përfundim, deri tani kanë vërtetuar që rezultatet tregojnë që konsumimi i rritur i lëngjeve të ëmbëlzuara artificialisht duhet shmangur kur janë në pyetje shtatzënat.

Është gjetur që, shtatzënat të cilat kanë konsumuar një apo më shumë lëngje dietale në ditë, u janë ekspozuar rrezikut nga lindja e parakohëshme për 38 përqind më shumë (para javës së 37 të shtatzënisë), në raport me të anketuarat të cilat, kurrë nuk kanë konsumuar lëngje të ëmbëlzuara artificialisht.

Shkencëtarët nuk kanë arritur ende në përfundim, se si ëmbëlzuesi artificial, saktësisht ndikon në rrezikshmërinë nga lindja e parakoheshme. Ndoshta janë përbërësit e caktuar të ëmbëlzuesve artificial, në substanca të cilat janë të përgjegjshme për kërcënimin e shëndetit të nënës dhe foshnjes.

“Gjithsesi, përderisa ende janë duke u kryer eksperimentet, ky studim sugjeron që shtatzënat u duhen shmangur lëngjeve dietale dhe të koncentrohen në lëngjet e pasura nutritive, sikurse janë qumështi dhe lëngjet e pemëve. Nuk duhet harruar as ujin!, këshillon zëdhëndësja Dr. Shelley McGuire, nga Shoqëria Amerikane për Ushqim.

Në anën tjetër, lobi i prodhuesve të lëngjeve, pohon që ky studim nuk e ka vërtetuar shkakun dhe pasojat, prandaj pa nevojë alarmon grate shtatzëna.

/komuniteti