06.01.2014 - Në lindjen e parë, lëvizjet e bebit ndihen pas javës së 22-të të shtatzënisë dhe mund të shkojnë deri pas javën e 25-të.
Në lindjen e dytë dhe të tjera, lëvizjet e bebit mund të ndihen edhe pas javës së 18-të. Por kjo nuk do të thotë se lëvizjet e bebit, nuk mund të ndihen edhe më shpejt apo edhe më vonë se sa ditët që konsiderohen si mesatare.
Gratë shtatzëna, lëvizjet e bebit i shprehin në forma të ndryshme si; gurgullim të zorrëve, rrahje e krahëve të fluturave etj, por e rëndësishme është që ato ndihen dhe të kuptohen se janë lëvizjet e bebit. Shtatzënat me barra të shumëfishta, lëvizjet e bebit i ndjejnë më shpejt në kohë, më të fuqishme dhe në shumë vende njëkohësisht.
Ndjesia e lëvizjeve të bebit, varet nga faktorët si; vendosja e placentës në mitër, trashësia e paretit të barkut dhe sasia e ujrave (lëngut amniotik)./bebaime.com/MD Mimoza Keta/

