Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Leximi, shumë i rëndësishëm

Sipas një studimi është vërtetuar se “fëmijët kanë lindur për të lexuar”. Në fakt, dhjetë vjet më parë me këtë temë është pagëzuar edhe një projekt, që me bashkëpunimin e pediatërve dhe punonjësve të bibliotekave u promovuan librat për fëmijë.

Leximi të ndihmon të rritesh dhe kurrë nuk është herët për t‘i dashur librat. Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton të jenë të mbushur me figura.

Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura.

“Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët! Nuk duhet t‘i lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë.

Ato që e shtyjnë fëmijën t‘i dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit. Kjo është edhe një mundësi që prindërit t‘u qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë t‘i duan librat, sepse duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër./zeri/

/komuniteti