Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lind fëmijën për 3 minuta dhe pa dhimbje, ja cili është sekreti i nënës

19.02.2018 - Një nënë solli në jetë djalin e saj ndërkohë që ishte duke u relaksuar në dush. E gjitha kjo ka ndodhur brenda 3 minutave, me vetëm dy shtyrje të vogla.

Infermierja Kat Smith, 30 vjeç, kishte vetëm gjysmë ore që kishte lënë punën para se të lindte foshnjën e saj. Ajo konfirmon se nuk ndjeu fare dhimbje gjatë lindjes.

Nëna e tre fëmijëve ishte përgatitur për më të keqen, pasi që me dy fëmijët e tjerë kishte pasur shumë vështirësi gjatë lindjes, transmeton Gazeta Shneta.

“Hyra në dush për t’u relaksuar dhe nuk dola vetëm. Nuk mund ta besoja. Nuk ndjeva asnjë dhimbje, vetëm me pak sforcim dhe vogëlushi ishte aty me mua në dush.”, tha Kat për Daily Mail.

“Dy lindjet e para kanë qenë të tmerrshme. Kurrë nuk mund ta besoja se është mundur të lindësh kaq shpejtë dhe pa dhimbje. Duket sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Burimi: Gazeta Shneta

/komuniteti