Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lind në mes të autostradës me ndihmën e burrit

25.06.2014 - Liam ka lindur rrugës për në spital në mes të autostradës në makinën e prindëve, një histori si asnjë tjetër e lindjes në prani të babait.

Disa fëmijë gjatë lindjes si duket janë aq të shpejtë sa që nuk presin mbëritjen në spital. Lindja ka ndodhur në mes të shtunës dhe të dielës në një nga autostradat e Zvicrës, rrugës për spital. ''Gruaja ime kishte kontraktime të forta diku rreth orës 21:30minuta kujton Marcio 31 vjec babai i Liamit. Spitalin nuk e kishim shumë larg kështu që ajo më tha të presim edhe pak se cfarë do të ndodh.

Rreth mesnatës dhimbja u bë e padurueshme, ne jetojmë në Roche VD. Ndeza makinën dhe nisëm menjëherë për në spital. Por në mes të autostradës Genevë Montreux, bashkëshortes time Stephanie i plas uji. Rreth orës 00:20 minuta më është dashur të lajmëroj ndihmë në numrin 144 dhe parkova makinën time Honda në njërën anë të rrugës. Nuk mund të imagjinoni adrenalinën e pritjes derisa erdhi ndihma por puna ishte kryer dhe lindjen e bëra unë.

Ne kemi edhe dy fëmijë tjerë kështu që bashkëshortja ime ishte shumë e durueshme dhe me këshilla më qetësoi shumë. Pastaj të gjithë bënë një punë të madhe, e morën bashkëshorten time dhe bebin e u nisën për spital sepse nuk kishim kushte për të pastruar atë. Nuk mund të imagjonoj një herë të dytë si kjo ndodhi'', ka përfunduar rrëfimin e tij, Marcio./gazetaexpress/

/komuniteti