Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindja e fëmijës, këshilla për nënat e reja

Ardhja në jetë e një fëmije monopolizon gjithë vëmendjen.

Ritmi-Ritmi më i mirë që mund të ndiqni pas lindjes së fëmijës dhe kthimit në shtëpi bashkë me të, është ndjekja e ritmit të të sapolindurit. Përfitoni nga momenti që ai qetësohet ose flejë, për të fjetur dhe për tu qetësuar edhe ju. Në vend që të insistoni ti jepni gji fëmijës në orare fikse, jepini kur të ketë uri dhe do e shikoni që orari do të vendoset vetë.

Mos e teproni-Mos u fiksoni pas çdo grimce pluhiri, fëmija ka nevojë të hyjë në kontakt me ndonjë mikrob të vogël, në mënyrë që të ndërtojë mbrojtjen e vetë imunitare. Në ditët e para kryefjalë duhet të jetë prakticiteti dhe thjeshtësia. Mos t’iu vijë turp se i bëni gjërat shtrirë apo ulur, bëjini si të mundeni. Në këto ditë harrojeni stereotipin e gruas dhe nënës perfekte.

Mos rrini vetëm-Sapo kthehen në shtëpi, pjesa më e madhe e nënave vuajnë nga vetmia e cila është shkaku kryesor i depresionit pas lindjes. Mundohuni me çdo mënyrë që të mos rrini e vetme me fëmijën gjatë gjithë ditës, por alternohuni me familjen, partnerin dhe miqtë tuaj.

Ndiqni instiktin-Gjatë shtatzënisë mund të keni lexuar dhjetëra libra për të sapolindur, por kur përballeni me fëmijën duhet të ndiqni instiktin tuaj. Mund të zgjidhni një njeri me të cilin të diskutoni për dilemat tuaja, por kini besim në vetvete. Nënat perfekte nuk ekzistojnë.

Jo vetëm fëmija-Ardhja në jetë e një fëmije monopolizon gjithë vëmendjen. Por për të evituar që partneri juaj të ndihet i lënë pas dore dhe të krijojë mendimin se për ju ekziston vetëm fëmija, pasi të keni marrë veten, mundohuni të gjeni disa momente intimiteti. Mendoni edhe për miqtë dhe të afërmit tuaj, pasi ata nuk ekzsitojnë vetëm për t’iu ndihmuar. Por mbi të gjitha mos harroni veten tuaj, para se të jeni nënë, jeni edhe femër./gazetaexpress/

/komuniteti