Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindje e parakohshme, probleme me shëndetin

03.03.2012 - Bebet që lindin disa javë para kohe kanë më shumë probleme me shëndetin, përfshirë astmën, në krahasim me foshnjat e tjera.

Sipas një studimi britanik, sa më herët që të lindë një fëmijë aq më i keq do të jetë shëndeti i tij. Të dhënat janë marrë nga 14 mijë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë publikuar në British Medical Journal.

Fëmijët që lindin më herët (në javën e 37 ose 38) shkojnë më shpesh në spital për probleme me frymëmarrjen kryesisht.

Ky studim tregon edhe se çfarë duhet të bëjnë femrat që presin një fëmijë në mënyrë që të parandalojnë lindjen e parakohshme: të mbajnë një peshë normale, të jenë aktive dhe të shmangin stresin, duhanin dhe infeksionet./tch/

(12 vite më parë)
Vajza ime ka lindur 38+3, ndersa qe nga java e 6 kur kam bere kontrolle zhvillimi i saje ka qene taman per lindje, dhe nuk kam pasur kurre kurfar problemi, tash eshte 7 muajshe, nje here ka pase ne muaji e 6 temperature tri diteshe, edhe kam udhtuar me te ne ballkan dhe usa 3 here, dhe kurre nuk mu ka semure qe thone ndryshimi i kohes, keshtu qe njof femije qe kane lindur 40 javesh e semuren cdo dite, mendoj se ka edhe pak te beje se si kujdeset nena per femijen e saj

/komuniteti