21.11.2012 - Kohë më parë në Evropë është nënshkruar një urdhër ku ndalon përdorimin e 55 aromave sintetike e ndërsa në kopshtet dhe shkollat e shumta në Vjenë fëmijët më nuk luajnë me lodra me aromë sepse mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek ata.
Aromat sintetike i bëjnë fëmijët të ndjeshëm në alergji. Edhe nëse ka të bëjë me aromë vanilje, dredhëze apo çokollate, rrallë kush mund t’i rezistojë ndonjërës nga këto aroma. Por, vetëm nëse është fjala për aroma ëmbëlsire apo biskote.
Nëse, ndonjë nga këto aroma vjen nga ndonjë lodër, mund të jetë shumë e rrezikshme.Shumica e aromave sintetike i bëjnë fëmijët të ndjeshëm në ndezjen e veshit. Ato mund të shkaktojnë alergji apo në rastin më të keq mund të shkaktojnë depresion tek fëmijët - thonë ekspertët të cilët janë marrë me studimin mbi ndikimin e tyre tek fëmijët
Këto aroma, më së shumti paraqesin rrezik nga gëlltitja e ndonjë pjese të tyre. Megjithatë, në industrinë e lodrave të fëmijëve ekzistojnë më shumë se 2.500 aroma të ndryshme. Këshilla e vetme për prindërit është që të kenë kujdes në zgjedhjen e lodrave sepse mbi 2.000 kemikale mund të përdoren në prodhimin e një lodre për fëmijë./zeri/

