Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lojërat e dhunshme pengojnë rritjen morale tek adoleshentët

10.02.2014 - Kalimi i kohës në kompjuter me lojëra të dhunshme ndikon në rritjen morale të adoleshentëve.

Ky është përfundimi i një studimi nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Ontarios (Kanada), të cilët shtojnë se adoleshentët që qëndrojnë më shumë se 3 orë në ditë para kompjuterit, e kanë të vështirë të krijojnë lidhje shoqërore.

Studimi vëzhgoi 109 djem dhe vajza të moshës 13 dhe 14 vjeç. Nga të dhënat u vu re se 88% e adoleshentëve luanin lojëra të ndryshme në kompjuter dhe lojërat e preferuara ishin ato ku lojtari duhet të rrahë, torturojë apo vrasë të tjerët.

Gjithashtu, adoleshentëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor ku vlerësohej zhvillimi i tyre moral. Njëra nga pyetjet ishte: sa e rëndësishme është të shpëtosh jetën e një shoku?

Studime të mëparshme kanë theksuar se gjykimi moral i një personi kalon në 4 faza gjatë rritjes. Në moshën 13-vjeçare adoleshentët duhet të jenë në fazën e tretë (lidhja me të tjerët), por kjo fazë është e vonuar tek ata që luajnë me video-lojëra.

Mirjana Bajovic thotë: “Adoleshentët që kalojnë kohën duke luajtur, nuk krijojnë lidhje me botën e jashtme dhe nuk marrin eksperienca nga jeta reale. Nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja.”/tch/

/komuniteti