Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mamatë e veshura më bukur në Hollywood

10.05.2012 - Nuk është e lehtë të jesh një nënë VIP. Për të vendosur një ekuilibër mes të kujdesurit për fëmijët dhe njëkohësisht edhe për karrierën është vërtetë e vështirë.

E nëse në këtë betejë shton edhe faktin që një grua e njohur është në objektivin e paparacëve sa herë që del nga dera e shtëpisë, puna bëhet akoma edhe më e vështirë.

Nuk e dimë se si ato ia dalin, por megjithatë sot po ju prezantojmë me mamatë që vishen më bukur në Hollywood.

1. Gwen Stefani

Gwen Stefani

1. Gwen Stefani

Artistja është një prej mamave që vishet në mënyrë origjinale dhe gjithnjë është 'in'. Nëna e dy djemve Kingston dhe Zuma, arrin që të ketë një pamje shumë të mirë, plot kreativitet e në të njëjtën kohë të jetë edhe e suksesshme në karrierë.

2. Jessica Alba

Jessica Alba

2. Jessica Alba

Jessica Alba di që të përshtasë stilin e qytetit me magjepsjen e Holywood-it. Aktorja gjithnjë duket joshëse, ndërsa shpesh në daljet e saj shoqërohet nga vajza Honor, e cila është bërë e famshme dhe madje ka edhe ajo stilin e saj në të veshur.

3. Reese Witherspoon

Reese Witherspoon

3. Reese Witherspoon

Aktorja shpesh shfaqet plot ngjyra dhe ka nje stil vertete te kendshëm. Edhe kur del në mbrëmje me bashkëshortin, edhe kur shkon të dielave në Kishë me fëmijët, Reese di gjithnjë të duket femërore, e bukur dhe e kompletuar.

4. Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow

4. Gwyneth Paltrow

Edhe kur ecën mbi tapetin e kuq edhe kur del shëtitje, Gwyn gjithnjë është super e kuruar. Ajo është një nënë që e pranon që është shumë e vështirë të ketë një balancë mes të qenurit mama dhe aktore, e megjithatë ajo di të kujdeset për veten kudo.

5. Victoria Beckham

Victoria Beckham

5. Victoria Beckham

Victoria Beckham ka krijuar një linjë të re veshjesh që i kushtohen kryesisht nënave, por që njëkohësisht është shumë e sofistikuar dhe e këndshme. Që pas lindjes së vajzës së saj Harper, fëmija i katërt për ciftin Beckham, Victoria duket më e frymëzuar.

6. Beyonce

Beyonce

6. Beyonce

Ikona e pop-it Beyonce nuk na ka zhgenjyer me stilin e saj edhe pasi u be nene. Ajo duket gjithnje e veshur bukur neper rruget e NYC, duke terhequr vemendjen e kalimtareve dhe duke u konfirmuar si nje nene e re qe di te vishet bukur dhe me stil.  

7. Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker

7. Sarah Jessica Parker

Pasi luajti rolin e Carrie Bradshaw për gjashtë vite, nuk ka dyshim se Sarah Jessica Parker di të vishet dhe ka stilin e saj. 'Fashonistja' e "Sex and the City" nuk i ka hequr kurrë prej kembëve të saj këpucët e shumëllojshme të larta të Louboutin që prej serive finale te filmit.

8. Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

8. Jennifer Lopez

Ka patur shumë ndryshime vitet e fundit. Por J.Lo edhe pse është nënë e binjakëve Max dhe Emme nuk ka hequr dorë nga stili i saj seksi. Dhe gjithnjë ajo di të tërheqë vëmendjen...  

9. Miranda Kerr

Miranda Kerr

9. Miranda Kerr

Vetëm tre muaj pasi lindi djalin e saj, Miranda u shfaq në pasarelë në formë të jashtëzakonshme. Forma pas lindjes duket se u arrit shumë shpejt për modelen e Victoria Secret.

10. Katie Holmes

Katie Holmes

10. Katie Holmes

Zonja e Tom Cruise gjithnjë tërheq vëmendjen e fotografëve për stilin e saj që duket gjithnjë i lezetshëm. Por nuk duhet harruar edhe vajza Suri, e cila sa herë del me nënën ose me babanë e saj përbën lajm./tch/

/komuniteti