Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mamografia vjetore mund të zvogëlojë 30 % të vdekjeve nga kanceri i girit

30.06.2011 - Mesazhi vjen per te gjitha grate, kunder armikut te tyre numer nje, kanceri i gjirit! Kryerja e nje mamografie ne menyre te rregullt cdo vit me te vertete mund t’ju shpetoje jeten.

Vleresohet se 30 % me pak e vdekjeve qe mund te evitohen ne saje te ketij testi te thjeshte diagnostikues. Ne fakt per te sulmuar dhe mposhtur kancerin e gjirit, deri tani kanceri me i zakonshem tek grate dhe sigurisht shkaku kryesor i vdekjeve tek grate e reja, zbulimi i hershem eshte padyshim arma fituese.

Ne kete drejtim, jemi ne vete qe duhet te jemi te pergjegjshme, duke filluar me programimin e te gjitha vizitave te specializuara qe jane thelbesore per shfaqjen e gjendjes tone shendetsore.

Ne nje hulmtimi te kryer ne Suedi, nga nje ekip nderkombetar shkencetaresh, u perfshine 13 mije gra te cilat u perkisnin komuniteteve te ndryshme.

Sipas studimit rezulton se:

Grate qe i nenshtrohen rregullisht mamografise vjetore, perqindja e vdekjes nga kanceri i gjirit reduktohet deri ne 30 %. Pervec te tjerash, ky rezultat ishte i qendrueshem edhe me kalimin e kohes.

Me pak fjale, nese ne nuk do te kujdesemi per veten tone, duke marre pergjegjesi te mos e lem pas dore shendetin tone te mire, kush mund ta beje kete?

/komuniteti