Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Marrja e frymës dhe ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës

02.08.2013 - Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, rritja e uteruesit sjell si pasojë ngritjen e diafragmës duke ushtruar presion në zemër dhe mushkri.

Si rezultat, ndihet vështërsi në frymëmarrje e cila vjen duke u shtuar me afrimin e ditës së lindjes. Zemra temton të marrë pozicion horizontal dhe bën punë më të ngarkuar për të rritur volumin e gjakut qarkullues. Të gjitha këto fenomene, çojnë në rritjen e frekuencës kardiake. Ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës është më e shpeshtë në disa pozicione dhe ndryshon nga një grua te tjetra.

Këtë gjendje e sjell edhe ushqyerja e rëndë, duke shtuar kështu fryrjen në stomak.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë të marrjes së frymës dhe rritjes së rrahjeve të zemrës?

• Fenomenet janë fiziologjike, prandaj nuk është i nevojshëm asnjë lloj trajtimi.

• Kujdes duhet pasur shtesa në peshë.

• Duhen evituar ushqimet e rënda sidomos gjatë paranatës dhe natën.

• Nuk duhet konsumuar pije/lëngje me gaz.

• Rekomandohet, që gjumi të fillojë në pozicion të përshtatshëm./bebaime.com/Dr. Mimoza Keta/

/komuniteti