Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mbajtëset e fëmijëve të rrezikshme?

07.04.2014 - Vdekja e Eric Matthews, vetëm 5 javësh, në mbajtësen e bebeve që e ëma kishte të lidhur në trup, ka ndezur në Britani debate mbi sigurinë e atyre që njihen ndryshe edhe si “kanguret”. Këto vitet e fundit kanë njohur një popullaritet shumë të madh.

Fëmija u mbyt aksidentalisht gjatë shëtitjes që nëna e tij Mariane, vendosi të bënte me shpresën t’i qetësonte të qarat.

Hetuesit e çështjes raportojnë se 6 fëmijë kanë ndërruar jetë në këtë mënyre në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 16 vdekje të ngjashme janë regjistruar në Amerikë dhe Kanada.

Mes lotësh, Marianne Matthews rrëfeu në seancën dëgjimore, ku ishte i pranishëm dhe partneri i saj 48 vjeçar, se kishte mësuar nga manuali i përdorimit të mbajtëses si të poziciononte foshnjën në gjoksin e vet, në atë që supozohej të ishte mënyra më e sigurte.

Gruaja lëshoi një apel për të gjithë prindërit që përdorin mbajtëset e bebes: Nuk dua t’iu tmerroj, tha ajo, por kam përshtypjen se nuk jemi paralajmëruar për rreziqet që bart një situatë e tillë e ku pozicioni i bebes është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

35-vjeçarja mendoi se fëmija po flinte dhe nuk e kuptoi veçse shumë vonë që ai nuk lëvizte më. Kur Eriku u dërgua në spital, nuk merrte frymë dhe i kishte dalë gjak nga hundët. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk mundi të mbijetonte. Patologët që e ekzaminuan beben, sqaruan më vonë se të tilla vdekje shkaktohen zakonisht nga pozicionimi jo i duhur i fëmijës, i cili çon në asfiksim./tch/

Vlora . (12 vite më parë)
Edhe une e kam ble dhe kurr nuk e kam qit ne ta ,gjynah me vjen kur ti shof femijet pergjynah ne te qysh rrin si me kan te vjerrun nuk i kam qef kto mbajtese hiqqqqqqqq
(12 vite më parë)
Uh zot un e kom ble e kur se kom perdor se mu ka duk e papraktukushme madje si e kom qit tash djali ka fillu me qajt kshtubqe neve jemi rrit ne kolica dhe le ta praktijojm edhe ne kolicen mu me pelqen kolica shum sepse marr gjitha gjerat e duhura dhe bebe ime eshte e sigurt ne te. Me vije shum keq per fatin e ketyre bebeve
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
Nuk eshte ne preferencat e mija kenguri ...shume me vie keq per bebushat gjithkah kan fatin
Edi Azz (12 vite më parë)
Me sa kom lexu une, kenguret tek pas muajit te 4 mund te perdoren edhe ato shume pak si psh. Per fillim vetem 10 minuta, se edhe i shkakton probleme me kukat! E le mo beben 5 javeshe... Prandaj jane me te mira keto shamijat per mbajtje te bebushit baby wrap ose baby sling qe mund te perdoren qe nga lindja, ndersa kenguret shume ma vone...
Maja .... (12 vite më parë)
E tmerrshme flm shum per kto informacione

/komuniteti