Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mbi 40 milionë aborte në vit në të gjithë botën

Më tepër se 40 milionë gra abortojnë çdo vit për shkak të shtatzënive të pa dëshiruara, ndërkohë që numri i tyre nga këto shtatzëni është rreth 80 milion. Këto të dhëna bëhen të ditura në Ditën Botërore të Kontracepsionit, ku synohet që të përdoren metoda të tilla për të parandaluar shtatzënitë e pa dëshiruara. Në Shqipëri, njohuritë e planifikimit familjar janë thuajse gjithëpërfshirëse.

Në përgjithësi, përdorimi i metodave të planifikimit familjar ka rënë, krahasuar me vitin 2002, nga 75 % e raportuar në Studimin e Shëndetit Riprodhues, në 69 %, të raportuar në Studimin Demografik dhe Shëndetësor (2008-2009). Bazuar në studime, përqindja e grave aktualisht të martuara të moshës 15-44 vjeç, që janë duke përdorur metoda moderne është rritur nga 8, në 11 %, ndërsa rezultatet e Studimit Demografik dhe Shëndetësor tregojnë ulje në përdorimin e metodave tradicionale.

Megjithatë, ka edhe shumë prej atyre që janë kundër përdorimit të këtyre metodave, sipas të cilëve synohet ulja e popullsisë në shumë vende, ndërkohë që në vende të mëdha si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Greqi, etj, nuk bëhen fushata të tilla për shkak të plakjes së popullsisë.

Në Shqipëri, sektori publik ofron shërbime të Planifikimit Familjar në 429 konsultore të gruas, maternitete dhe qendra shëndetësore në nivel komune. Metodat kontraceptive që ofrohen falas në Shqipëri janë; lidhja e tubave, prezervativi mashkullor, pilula, DIU dhe injeksioni, ndërsa kondomi mbetet i vetmi mjet kontraceptiv mbrojtës nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS dhe shtatzënitë e padëshiruara.

 

gazetastart

Lila Lila (14 vite më parë)
Me ka skandalizuar nje lajme ne tv i cili fliste per abortet. Nje nder shkaqet e abortit ishte dhe gjinia e femijes, ne rastin me te madh kur ishin vajza. Nuk e konceptoj dot keto veprime mizore. Femija eshte nje engjell, nje mrekulli, nje dhurate e pacmuar qe Allahu i ben njeriut.

/komuniteti