Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Më pak fëmijë të deformuar tek nënat mbi 35 vjeç

03.02.2014 - Shtatzanitë mbi moshën 35-vjeçare kanë një rrezik 40% më të ulët që të lindin fëmijë me keqformime, tregoi një studim i realizuar nga kërkuesit e Universitëtit të Uashingtonit dhe St. Luisit në SHBA.

Studimi, i cili kundërshton të gjithë teoritë e mëparshme që sugjerojnë se lindjet në moshën 20-35 vjeç janë më të sigurtat si për nënën, ashtu edhe për fëmijën, u bazua në analizimin e të dhënave të 76 mijë shtatzanive.

Në dhjetëra mijëra të dhënat e grumbulluara, kërkuesit arritën të provojnë se fëmijët e nënave që mbesin shtatzanë pas të 35-tave kanë më pak gjasa që të kenë deformime dhe teoria e studiesueve për këtë është po aq kontradiktore sa edhe vetë studimi.

Sipas tyre, diçka e tillë ndodh sepse në barrën në moshë të madhe trupi i nënës e ka shumë më të vështirë të përballojë një shtatzani problematike, ndaj organizimi ka një sistem rregullues që nxit më shpesh një dështim natyral kur verifikohen keqformime.

Reduktimi i keqformimeve nuk është i vetmi aspekt pozitiv i shtatzanive në moshë të madhe.

Studimi thotë se rënie e probabilitetit verifikohet edhe për problemet e lindura mendore, problemet në veshka apo stomak, ndërsa të dhënat për sëmundjet e lindura të zemrës janë të pandryshuara./tch/

Meri H. (12 vite më parë)
Deri dje ka qen ndryshe per shtatzanite ne moshe me te vjeter ,,,sot po del ndryshe,,,kujt mi besu ?

/komuniteti