19.11.2013 - Fëmijët nuk pinë ujë në sasi të mjaftueshme, tregojnë disa studime amerikane të realizuara kohë më parë.
Pasi kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga afro katër mijë fëmijë të moshës dy deri në10 vjeçe, hulumtuesit kanë arritur në përfundim se deri në 85 për qind e djemve, dhe madje deri në 90 për qind e vajzave pinë më pak ujë sesa është e këshillueshme.
Sipas shkencëtarëve, edhe dehidrimi i lehtë mund të prekë një numër të madh të funksioneve fiziologjike, duke çuar në lodhje, plogështi dhe kokëdhimbje.
Veç kësaj konsumimi i paktë i ujit rezulton edhe me një rënie të aftësive konjitive dhe mendore.
Fëmijët e moshës parashkollore preferohet të pinë së paku një litër ujë (ose lëngje) në ditë, derisa ata të moshës shkollore së paku dy litra në ditë./mjeku.net/

