08.07.2014 - Estrogjeni bimor, me të cilin është e pasur soja, mundet t'i largojë efektet e padëshiruara të periudhës kalimtare në jetën e secilës femër.
Periudha e menopauzës paraqet një ngarkesë të madhe fizike dhe mendore për shumicën e femrave. Më së shpeshti shfaqet pas moshës 45 vjeçe, ndërsa që si rezultat i kësaj janë mungesa e hormonit estrogjen, të cilin vezoret ndalojnë së sekretuari.
Zakonisht shfaqen goditje nga temperatura, djersitje gjatë natës, osteoporoza, e në këtë periudhë kohore femrat më së shumti i ekspozohen sëmundjeve kardiovaskulare.
Në mënyrë që këto sëmundje të shërohet dhe të parandalohet, është e domosdoshme që femrat gjatë menopauzës të jenë të interesuara për shërbimet shëndetësore, ta vizitojnë mjekun, gjinekologun, kardiologun, endokrinologun, pasi që vitet në fillim kur ndalojnë siklet menstruale janë edhe vitet kur mundet të fillojë parandalimi.
Terapinë hormonale e përdorin shumë femra në botë, është efikase, ndërsa që përdorimi i sojës ndikon edhe në organet e tjera, si në enët e gjakut, zemër, tru, lëkurë./fermaime/

