Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mësimi i instrumentit në fëmijëri i bën mirë trurit

25.04.2011 - Fëmijët që marrin leksione muzike për të mësuar pianon apo kitarën kanë përfitime më të mëdha se të tjerët me kalimin e viteve.

Nuk bëhet fjalë për para, por për trurin e tyre. Edhe nëse shkojnë me forcë për të mësuar instrumentin muzikor, edhe nëse nuk do të bëhen muzikantë, truri i tyre do të jetë më aktiv dhe më i fortë ndaj plakjes.

Ky është rezultat i studimit të American Psychological Association i publikuar në revistën "Neuropsychology". Kërkuesit kanë marrë në studim 70 të moshuar të shëndetshëm nga mosha 60 deri në 83 vjec.

Ata që në fëmijëri kishin mësuar të luanin në një instrument kishin një tru më të freskët se ata që nuk kishin mësuar kurrë t'i binin një vegle muzikore./top-channel/

/komuniteti