02.12.2013 - Nëse mendoni se të gjitha përpjekjet tuaja që të mësoni fëmijën se si të organizoj mirë kohën dhe detyrat e tij nuk janë të suksesshme, ja disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë.
Organizimi i mirë është gjysma e punës në secilin rast, aftësi kjo e cila do të jetë e dobishme për secilin fëmijë. Një hulumtim afatgjatë ka treguar se korteksi para-frontal, pjesë e trurit e cila kontrollon ‘funksionet ekzekutuese’, nuk zhvillohet në tërësi deri në moshën 19-20-vjeçe.
Pikërisht është kjo arsyeja pse shumica e fëmijëve nuk e ka aftësinë e organizimit të kohës dhe detyrave të tij, sqarojnë studiuesit. Natyrisht, nuk duhet pritur deri në këtë moshë në mënyrë që fëmija të mësoj aftësinë e organizimit dhe prindërit mund të ndihmojnë që fëmija ta fitoj këtë aftësi qysh më herët. Zhvillimi i korteksit para-frontal shkon shkallë-shkallë, me atë që përparimi i madh vërehet në periudhën nga mosha 3 deri 7-vjeçe.
Pra, prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje aftësive organizuese të fëmijës qysh pas datëlindjes së tretë. Prindërit duhet të ndikojnë në atë që fëmija të arrij shprehi të caktuara, siç është largimi i lodrave, larja e dhëmbëve, veshja e rrobave në mëngjes, etj. Nëse prindërit nuk e kanë bërë këtë në këtë moshë, nuk duhet të dëshpërohen, sepse këto aftësia mund t’ia mësoni deri sa fëmija të jetojë me ju. Nëse fëmija juaj ka probleme me organizimin, mos u mundoni t’i përmirësoni të gjitha përnjëherë. Fokusohuni vetëm në njërën shprehi dhe formimin e saj të duhur.
Psh, mos u mundoni të vendosni rutinën e mëngjesit dhe atë të mbrëmjes përnjëherë. Zgjidhni njërën, më së miri atë të mëngjesit dhe punoni në atë derisa fëmija ta përvetësojë. Lavdërojeni kur bën diçka mirë, por mund ta shpërblemi edhe me ndonjë imtësi. Dhe kështu veproni me aftësitë tjera, deri në kompletimin e tyre./zeri/

