Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mësoni fëmijën tuaj të flasë

Ndihmoni femijen qe te mesoje te flase, sidomos perderisa e ushqeni, nderroni apo pastroni

Femija juaj ka filluar te flase dhe di ti thote ca fjale. Dallimet ne aftesite e zhvillimit te te folurit ne mes te vogelusheve jane normale, dikush i perveteson me heret dikush me vone.

Ndihmojini qe te mesojne te flasin ne menyre te drejte dhe me shpejte, e sidomos eshte e rendesishme te behet gjate kohes kur e ushqeni, nderroni, pastroni dhe derisa luani me te – pohojne psikologet britanik.

Hulumtimet kane treguar qe e rendesishme eshte edhe ti ndegjoni vogelushet dhe ti kushtoni vemendje, sepse atehere mesojne te flasin me shpejte dhe me drejte. Per femije aq te vegjel, eshte me e dobishme ti lexoni perralla se sa ti leni para TV-se per te shikuar ndonje film vizatimor. Edhe ninullat dhe vjershat e hareshme jane menyre shume e mire per ti motivuar qe te flasin.

Eshte normale qe femijet te mos i thone ca fjale apo fjali ne menyre te drejte, por duhet korigjuar. Ekspertet i keshillojne prinderit qe kete ta bejne me ze te kendshem, duke perseritur ndonje fjale apo fjali te cilen femija e thote gabim, por me korekture kur femija mund ta ndegjoje ate ne menyre te drejte.

/komuniteti