07.11.2014 - Sikurse të gjithë ne të tjerët, fëmijët e vegjël mësojnë duke bërë — pra, kur fëmija juaj e hedh në tokë tasin me bizele nga tryeza, kjo ndodh sepse ai është kureshtar të shohë se çfarë do të ndodhë, jo ngaqë do t’ju mërzisë ose do t’ju bëjë të pastroni dyshemenë e kuzhinës.
Pasi kemi thënë këtë, nuk duhet vetëm të rrini dhe ta lejoni fëmijën të bëjë diçka që nuk ju pëlqen. Dhe sigurisht që nuk duhet të rrini pa bërë gjë kur fëmija zgjatet të kapë diçka të rrezikshme.
Merrjani objektin nga dora ose largojeni foshnjën prej aty. Pastaj, jepni një alternativë me më pak rrëmujë dhe më pak të rrezikshme. “Të zëvendësosh diçka me një tjetër shmang ulërimat” thotë Kvols.
Sigurohuni t’ia shpjegoni fëmijës atë që po bëni edhe nëse është shumë i vogël për ta kuptuar. Po ia mësoni një mësim thelbësor të disiplinës— që disa sjellje janë të papranueshme dhe se ju do ta udhëzoni sa herë të jetë nevoja.
Burimi: kosovalive360

