Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës

08.11.2013 - Mos u befasoni nëse dikush që e shihni për herë të parë në jetë ofrohet për të qëlluar se cilës gjini i takon foshnja të cilën e keni në bark.

Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo.

Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri. Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.

Është vajzë nëse:

• Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë

• Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë

• Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë

• Gjiri i majtë është më i madh se i djathti

• Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe

• Barku është në formë të shalqirit

• Ju hahen ëmbëlsira

• Ju pihet lëng portokalli

• Shpesh jeni idhnake

• Ju dalin puçrra

• Nuk ju hahen cungat

• Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë

• Ktheheni në jug kur flini

• Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek

Është djalë nëse:

• Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë

• Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë

• Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut

• Barku juaj duket si top basketbolli

• Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta

• Ju hahet njelmët dhe thartë

• Ju hahet mish dhe djathë

• Qimet në këmbë ju rriten shpejtë

• Duart i keni të thata

• Ktheheni kah veriu kur flini

• Babai i ardhshëm trashet

• Jeni zbukuruar

• Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme

• Hunda u zgjerohet

• Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark

• Keni kokëdhimbje

• Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift./Telegrafi/

Em (12 vite më parë)
Nuk di cte them, une gjithe shenjat i kam pasur per djale , por bera vajze, 2 madje se i kisha binjake. Ndoshta keto shenjat nuk vlejne per binjaket
Gojarta Hoti (12 vite më parë)
Nuk di qka te them une ne 7zanin e par djal kam lind mishin kurr se kam ngren embelsirat shum didomos ka fundi i lindjes deri sa i prisha dhembet edhe thart kisha deshir ftoj portokalla e tash qe jam serish sdi qka te them me duket njejt vetem pse mundim kam me shpesh mbremje ndonjher por lus Zotin te shkoj mir deri ne fund me nje bebe te shendoshe.
(12 vite më parë)
une per vete jom i kam dy vajza, ne te paren jam zbukuru e ne te dyten jo hahaahha, e sa i perket me hanger embel po valla bile shume..
Fatima Veliu (12 vite më parë)
Dihet se nuk kane baze te vertete, her thone se zbukurohesh ne djal e her thone se zbukurohesh ne vajze, as vet se dine cfar thone hahaha

/komuniteti