Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Miku imagjinar, a është në rregull besimi në të

Miqtë imagjinar shpesh përshkruhen në “dritë negative”, për çka prindërit mendojnë që fëmija i tyre është i pashoqërueshëm, i turpshëm dhe pa vetëbesim.

Por, çka tjetër do të thoni edhe ju nëse fëmija juaj fillon të flet për shokun që nuk ekziston? A do mendoni se nuk kaloni shumë kohë me fëmijët apo se nuk zhvillohet mirë? Relaksohuni!

Prindërit e tjerë me siguri që do t’u thonë se edhe fëmija i tyre i ka një apo më shumë miq imagjinar. E vërteta është se dy të tretat e fëmijëve luajnë apo flasin me miqtë imagjinar deri në moshën shtatë vjeçare. Fëmija juaj e shpreh krijimtarinë e tij nëpërmjet mikut të këtillë, të imagjinuar.

Ndoshta ai është dragoi, ariu apo ndonjë person tjetër me të cilin “kalon” mirë, apo ky është vetëm partner për lojë. Fëmija, pa marrë parasysh sa janë të vegjël, kanë sekrete të cilat nuk dëshirojnë t’ua tregojnë prindërve, ndërsa shoku i imagjinuar është vetëm një mënyrë nëpërmjet të cilës flasin për atë që e kanë në tru.

 

Ekspertët japin disa këshilla për prindërit lidhur me këtë çështje:

-Mos lejoni që miku imagjinar të jetë shoku i vetëm i fëmijës suaj. Organizoni lojëra edhe me fëmijët tjerë.

-Bëjani të qartë fëmijës se e dini që miku i tyre ekziston, (thënë figurativisht). Dëgjojeni dhe keni mirëkuptim kur i përshkruan talentin e mikut të tij, ajo që i pëlqen dhe nuk i pëlqen dhe atributet e caktuara.

-Mos lejoni që fëmija juaj ta hedh fajin mbi shokun e imagjinuar. Shumica e fëmijëve do t’i “rrisin” miqtë e tyre imagjinar me kalimin e kohës. Në ndërkohë, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe ta dëgjojnë me vëmendjen atë që fëmija e tyre ua tregon./zeri/

/komuniteti