Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Miopia, rreziku vjen nga “shtëpia”

Moshat më të prekura nga sëmundja e miopisë janë moshat 10,11 dhe 12 vjeç

16.11.2011 - Të mirat që sjellin ambientet e hapura nuk kufizohen vetëm tek mbajtja e linjave trupore apo tek metabolizmi. Tani mund të themi se orët e kaluara jashtë shtëpisë ulin dukshëm mundësinë për t'u sëmurur nga miopia apo thënë ndryshe nga aftësia për të parë larg.

Përfundimi vjen nga studimi i dy kërkuesve në Universitetin e Cambrige. Ata kanë konstatuar se "faji" për sëmundjen e miopisë nuk është I librave, televizorëve apo qëndrimit para kompjuterit, por sepse ne nuk kalojmë shumë kohë jashtë mureve të shtëpisë. Arsyet që na çojnë të mendojmë se ambientet e hapura ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes janë dy. Nga njëra anë drita natyrale që është shumë herë më e shndritshme se llambat, mbron formën e bulbit të syrit, duke stimuluar prodhimin në retinë të dopaminës, një nervo-transportues që kryen funksionin e ndalimit të rritjes së bulbit.

Arsyeja tjetër qëndron në faktin se kur një person ndodhet në ambient të hapur, syri në mënyrë natyrale fokuson objekte që ndodhen më në largësi. Sipas studimit konfirmohet se për fëmijët dhe adoleshentët, çdo orë më tepër që kalohet në ambiente të hapura, pakëson me 2% mundësinë për t'u sëmurur nga miopia. Edhe në vendin tonë rreziku për t'u prekur nga kjo sëmundje tek të rinjtë dhe adoleshentët është i madh. Ashtu siç rekomandon edhe mjeku okulist Spartak Themeli e rëndësishme është që të gjithë të rinjtë dhe adoleshentët të kryejnë të paktën një herë në vit një kontroll të përgjithshëm të syve.

Ai shpjegon se moshat që janë më të predispozuara për t'u prekur nga sëmundja e miopisë janë moshat 10,11 dhe 12. Ai saktëson se moshat më te rrezikuara janë adoleshenca dhe puberteti. E rëndësishme është të theksohet se vizita rutinë qe kryhet për kontrollin e përgjithshëm të syve është falas për të gjithë ata persona që disponojnë një librezë shëndetësore, ndërkohë që për personat që nuk e kanë një të tillë vizita kushton 1500 lekë te reja. Kur shikojmë shume televizor, por e kompensojmë me orët e kaluara jashtë mureve të shtëpisë atëherë nuk jemi më subjekt i miopisë.

Dhe duket më e largët ideja se leximi dhe ekranet "lodhin sytë" duke shkaktuar deformimin e bulbit të syrit, shqetësim që megjithatë mbetet i përcaktuar së tepërmi nga qeniet e trashëguara. Edhe sporti i cili praktikohet në ambiente të mbyllura apo palestra nuk ndihmon në mirëmbajtjen e aftësisë së syrit për të parë larg. Në vendet e zhvilluara, njerëzit gjithmonë e më shumë vuajnë nga ky shqetësim në shikim. Miopia është një sëmundje që prek një miliard e gjysmë njerëz në të gjithë botën./zhurnal/

/komuniteti