Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mjekët japin alarmin për byzylykët, në rrezik fëmijët

11.07.2014 - Sipas mjekëve britanikë, përdorimi i byzylykëve në masë të gjerë, rrezikon shumë shëndetin tonë.

Ky rezultat nuk është si pasojë e një studimi, por është vënë re se me shtimin në masë të tyre edhe problemet që kanë hasur me fëmijët, kanë qëne evidente, pasi rrezikojnë qarkullimin e gjakut.

Në Britaninë e Madhe është vënë alarmi dhe mjekët këshillojnë që të përdoren sa më rrallë. Sipas bluzave të bardha, fëmijët që flenë me byzylykë, varëse ose unaza plastike, rrezikojnë që të bllokojnë qarkullimin e gjakut.

Edhe personazhe të famshëm si Kate Middleton, David Beckham etj, i mbajnë këto byzylykë, duke shërbyer si frymëzues për zgjerimin e përdoruesve. Përdorimi i tyre dhe më i shpeshtë, do të sillte probleme tek fëmijët e vegjël./albeu/

/komuniteti