Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mjekimi i gabuar, foshnja 1.5 vjeç në rrezik jete

Mjekimi i gabuar ka rrezikuar rënde jetën e një foshnje 1 vjec e gjysëm që tashmë ndodhet e shtruar në pediatri në Qëndrën Spitalore Universitare (QSUT) të Tiranës.

Babai i vogëlushes, Albion Musaj deklaron se pasi ka vizituar vogelushen në një klinike private, ai ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke mos i dhene vogelushes mjekimin e nevojshëm, por nje ilac për të semuret mendore.

Vogëlushja ka reaguar keq ndaj ilacit dhe ka nisur të qajëe me pas eshte mprire teresisht. Prindërit të shqetësuar i janë drejtuar pediatrisë në QSUT.

Pas kanë parë recetën dhe më pas ilacin që u ka shitur farmacistja, mjekët kanë konstatuar menjëherë se bëhet fjalë për ilacin e gabuar. Familja e vogelushes i indinjuar kërkon në radhë të parë që femija të kurohet jashtë shtetit.

 

BalkanWeb

/komuniteti