Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mjekja shqiptare nga Kërçova: Vetë vdiq, por solli në jetë një bebe të shëndoshë!

21.01.

21.01.2018 - Një skandal i fuqishëm po tronditë Maqedoninë. Doktoresha e re nga Kërcova, Dëbora Qerimi Xhambazi ka ndërruar jetë gjatë lindjes së fëmijës së parë në spitalin “SANTE PLUS” që gjendet në Gjorce Petrov të Shkupit, mëson ekskluzivisht portali AMERIKA-RADIO.

Ajo kishte shkuar si paciente shtatëzëne në Spitalin SANTE PLUS, që të lind fëmijun e saj të parë, mirëpo i është komplikuar gjendja pas marjes së anestetikut dhe ka ndërruar jetë.

Tragjedia ka ndodhur menjëher sapo kishte hyrë në sallën e lindjes dhe pas marrjes se anstezionit dhe vendosjes të procesit të intibumit , mësohet se i janë bllokuar rrugët e frymarjes dhe ka vdekur.

Ekipi i spitalit SANTE PLUS është angazhuar maksimalisht që të vendos frymarrjen, por ka qenë e pamundshme, pasi më pacientja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, nga spitali “SANTE PLUS “ e konfirmojnë informatën dhe thonë se me siguri bëhet fjalë për reakcion të fuqishëm alergjik ndaj anestezionit. Nga ky spital thonë se mjekët të cilët e kanë bërë lindjen e shtatzënës, kanë bërë maksimumin plot 1orë e 30 minuta që ta kthejnë në jetë pacienten, Dëbora Qerimi Xhambazi, por pa sukses, pasi në në një moment ka pas ndërprerje edhe në punën e zemrës.

Për shkak të kësaj gjendje të rëndë, mjekët e spitalit turk kanë vendosur që të lindin foshnjën e pacientes, e cila është mashkull, ndërsa pacienten urgjnetisht ta dërgojnë në Spitalin Shtetëror në Shkup, në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Shërim intenziv.(KARIL)

Mirëpo nga Klinika shtetërore për Anestezion njoftojnë se pacientja shtatëzënë nga Spitali SANTE PLUS në këtë klinikë ka ardhur e vdekur, pa shenja jete.

Ndërkohë, foshnja e lindur Dëbora Qerimi Xhambazi e gjinisë mashkullore gjendet në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, për momentin gjendja e tij është stabile.

Ndryshe në Spitalin SANTE PLUS në Gjorçe Petrov, pjesa më e madhe e pacienteve janë shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët i marrin shërbimet gjinekologjike dhe të lindjes, pasi në këtë spital punon edhe gjinekologu i njohur nga Dibra, MENDUH JEGENI.

Doktoresha e re nga Kërcova, Dëbora Qerimi Xhambazi e cila ndërroi jetë ditë më parë , me profesion ka qenë stomatologe, ka pasur edhe biznes privat, dhe vjen nga një familje e njohur mjekësh nga Kërçova.

Burimi: lajmpress

**mah-babies* * (6 vite më parë)
Spitali eshte mbyll,e rasti duke u hetu. Sante plus pohon tjet mbyll per arsye,administrative-kontabilitet,dhe jo lidhje me rastin,por "rastesi" qe ndodh menjeher pas vdekjes se nenes. Sa interesant paguan nje shum kogja tmadhe parash,edhe ne fund nese keqsohet gjendja te transferojn ne spital te shtetit,kur merr lekun merr dhe pergjegjsin.

/komuniteti