14.11.2014 - Morrat e kokës janë insekte të vogla me gjashtë këmbë që kapen për kokë dhe qafë dhe ushqehen me gjakun e njeriut.
Çdo morr ka të bëjë me madhësinë e një farë susami dhe mund të jetë e vështirë për ta lokalizuar. Vezët e morrave, të quajtura thërrija, janë të ngjitura mbi qime pranë kokës dhe mund të jetë edhe më e vështirë për t’i parë.
Disa prindër thonë se majonezi, uthulla e bardhë, ose vaji i pemës së çajit janë mjete efektive të natyrshme për morrat e kokës.
Majonezi thuhet se mbyt morrat nëse aplikohet në mënyrë të shpeshtë duke e mbajtur edhe gjatë natës nën një kapele dushi.
Uthulla thuhet se zgjidh ngjitësin që mban thërijat të ngjitura në flokë. Por përderisa nuk ka ndonjë fakt shkencorë që mbështet këto ilaçe shtëpiake, pediatërit thonë që s`ka asnjë të keqe në përpjekje të tyre, por mos i përdorni ato si trajtim parësor.

