Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos harroni t’ia pastroni dhëmbët fëmijës suaj!

11.06.2012 - Pastrimi i dhëmbëve tek fëmijët duhet të fillojë që në moshën 6 muajshe. Ky pastrim i rregullt i dhëmbëve ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe shfaqjes së çrregullimeve të nofullës.

Shoqëria e sotme është pak a shumë e ndërgjegjësuar për higjienën e gojës por përsëri mund të themi se disa gjëra njihen ose zbatohen në mënyrë të gabuar

Pasi dalin dhëmbët e parë të qumështit fëmija fillon të ushqehet me biberon apo ushqimet shtesë. Për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe acidit në produktet shtesë dhëmbët e brishtë të fëmijës janë të ekspozuar ndaj rrezikut të prishjes.

Pastrimi i dhëmbëve duhet të fillojë që 6 muajsh

Në moshën 6-8 muajsh duhet filluar procesi i pastrimit të dhëmbëve. Pas mëngjesit apo para se të flejë, dhëmbët e tyre mund të pastrohen ose fshihen me një beze të butë. Nënat duhet t’ia bëjnë këtë fëmijës deri në moshën 4-5 vjeçare. Pastrimi i dhëmbëve i filluar me një beze mund të vazhdojë edhe me një furçë të butë dhëmbësh. Krahas kësaj, pirja e ujit pas konsumimit të çdo lloj produkti është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve. Specialistët nuk sugjerojnë lyerjen e biberonit me sheqer. Nëse prindërit nuk përkujdesen për mbajtjen pastër të dhëmbëve të qumështit atëherë prishjet e tyre mund t’i hapin rrugëve sëmundjeve apo daljeve në vende të ndryshme dhe shtrembër të dhëmbëve të rinj.

Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë çrregullime të nofullës

Nëse fëmija i humbet më herët dhëmbët e qumështit atëherë dhëmbët e rinj do të dalin në mënyrë të çrregullt. Madje ka raste kur dhëmbët të mos dalin fare dhe të qëndrojnë në nofullë. Në këtë rast shfaqen probleme serioze të nofullës së sipërme dhe të poshtme.

Prandaj specialistët këshillojnë mos heqjen e dhëmbit të prishur të qumështit por mbushjen e tij sepse prishja e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojë infeksione serioze. Veçanërisht infeksionet e shfaqura në nofullën e sipërme mund të avancojnë në tru. Në raste të tilla duhet kontaktuar menjëherë dentisti./zhurnal/

/komuniteti