Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos i goditni fëmijët sepse mund t’ua ndryshojë jetën

03.12.2014 - Shumë studime mbi psikologjinë e fëmijës, sot kanë ardhur në një mendim të vetëm që rrahja asnjëherë s’ka qenë dhe s’do të jetë mënyra e drejtë për të edukuar fëmijët.

Shkencëtarët janë të mendimit se duke i dhënë edhe vetëm një shuplakë në jetën tuaj fëmijës, mund të ketë pasoja të mëdha, pasi ajo mund t’i lërë atij shenja të vështira për t’u shëruar. Hulumtimi bazohet në 336 familjet e kombësive të ndryshme, ku prindërve iu kërkua që të tregonin se sa shpesh mesatarisht i ndëshkojnë fëmijët e tyre dhe nëse ata mendonin se ishte një praktikë e zakonshme në mjedisin e tyre për t’i përdorur këto metoda. Nga studimi rezultoi se nënat indiane kishin më së shumti prirje për ta zbatuar këtë praktikë.

Studimi më pas u fokusua tek këta fëmijë, të cilët më vonë bëheshin të dhunshëm nëse ky lloj dënimi ishte i shpeshtë në fëmijërinë e tyre. Prandaj duhet ditur, pohojnë studiuesit, se traumat emocionale janë më sipërfaqësore por kur fëmija nis dhe e pranon këtë si një metodë të përhershme me të cilën e mësojnë prindërit e tij atëherë fëmija automatikisht shpreh ulje të dëshirës për të folur. Studimi i lartpërmendur përfundon me faktin se gjithmonë duhet të përpiqemi t’i shmangim me çdo kusht goditjet ndaj fëmijëve, pasi u dobësohet e folura dhe të menduarit.

/komuniteti