Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mosha dhe fertiliteti

15.08.2011 - Kur bëhet fjalë për fertilitetin, mosha është e rëndësishme. Shumë njerëz, në ditët e sotme presin që në moshë më të vonshme të bëhen me fëmijë por fertiliteti juaj bie me kalimin e kohës dhe duhet ta keni këtë parasysh nëse planifikoni të bëheni më vonë me fëmijë.

Të dy palët, femrat dhe meshkujt kulmin e fertilitetit e arrijnë në të 20tat e tyre (që me gjasë, ka të bëjë me konceptimin nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura).

Tek femrat, fertiliteti bie më shpejtë me moshë. Kjo rrënie bëhet rapide pas moshës 35 vjeç. Një sërë faktorësh e shkaktojnë këtë, veçanërisht rënia e cilësisë së vezëve që lirohen nga vezoret.

Rreth 1/3 e çifteve, ku femra është mbi moshën 35 vjec kanë probleme me fertilitetin. Kjo rritet në 2/3, kur femra është mbi moshën 40 vjeç.

Gratë mbi moshën 35 vjeç kanë më pak gjasa të mbesin shtatzënë me ndihmën e trajtimeve të fertilitetit duke përfshirë IVF, dhe ka më shumë gjasa të kenë abort spontan nëse mbesin shtatzënë.

Fertiliteti i meshkujve bie gradualisht rreth të 40tave, por shumë meshkuj janë në gjendje të bëhen etër edhe në të 50tat e tyre e më lartë./bebaime.com/

/komuniteti