08.09.2014 - Studimi u realizua nëpërmjet anketimit të disa mijërave qytetarëve të bërë prindër, të cilët pyeteshin për moshën në të cilën kishin lindur fëmijë dhe moshën që do t’u kishte parapëlqyer të bënin këtë.
Ndërsa shumica e përgjigjeve i përkisnin grupmoshës 25-30 vjeç, mosha 26-vjeçare rezultoi më e parapëlqyera midis prindërve aktual. Ndërsa relativisht ende e re, kjo moshë përkon në shumë raste me përfundimin e studimeve të larta dhe mundësi të mira punësimi, vunë në dukje një e treta e të anketuarve.
Gjashtë në dhjetë të anketuar, pranuan se do t’u mjaftonte të kishin fitime mesatare, për të menduar për krijimin e një familje, ndonëse në kushtet e qerasë.
Planifikimi familjar është i deomosdoshëm!/gazetaexpress/

