07.08.2014 - Ato janë gjithmonë afër jush, në çdo kohë… Të pazëvendësueshme, shoqe, familjare, këshilluese, psikologe e mbi të gjitha personi i vetëm që sheh përtej syve tuaj.
Motrat e mëdha janë ato që ju kanë njohur nga dita e parë e jetës tuaj, ju kanë dashur, mbrojtur dhe asnjëherë nuk kanë shfrytëzuar mundësinë për të përfituar nga ju.
Motrat nuk ndjejnë xhelozi për njëra-tjetrën, ato thjesht mundohen ta mbrojnë njëra-tjetrën nga gabimet që kanë bërë ato më herët. Dashuria e motrës është njëra nga dashuritë më të bukura dhe të sinqerta në botë.
Ja disa arsye se pse motrat e mëdha janë dhuratat më të bukura të bëra ndonjëherë nga prindërit tuaj:
1.Ajo gjithmonë do t’iu lë në gjërat e saj që i takojnë të rriturve,
2. Ju ndihmon të ndërtoni karakterin.
3. Mund t’i ofroni njëra-tjetrës një bisedë të sinqertë.
4. Do t’ju ndihmojë në mundësitë tuaja për të fituar një punë.
5. Do t’ju japë këshilla të sinqerta për modën.
6. Është personi i parë që i thyen rregullat dhe kufijtë në familje.
7. Mund ta projektoni zemërimin në të.
8. Është gjithmonë personi që i merr përsipër përgjegjësit e do situate.
9. Është personi i vetëm që ju lejon ta shkatërroni shtëpinë e saj dhe të mos mbani përgjegjësi për gardërobën e saj të re që sapo ia keni veshur,
10. Është njëri nga personat që do t’ju bëjë xhiro me makinë kudo që dëshironi.
11. Do ta mbajë gojën të mbyllur sa herë që i dashuri juaj do ta vizitojë shtëpinë tuaj.
12. Motra e madhe është emri i familjes, andaj ajo gjithmonë do të mundohet që t’ju shoh më lart se veten.
13. Ajo gjithmonë do t’i dyfishojë aksionet tuaja.
14. Është personi që ju mund ta kopjoni dhe që mund të ndjeheni krenare.
15. Ajo është udhëheqësja juaj dhe personi më i rëndësishëm në jetë që keni takuar.
16. Ajo është i vetmi person që mund të mëshiroj për familjen tuaj për ju.
17. Ajo është përkrahësja juaj e pa kushtëzuar.
18. Motra e madhe gjithmonë di më shumë për meshkujt dhe asnjëherë nuk gabon me parashikimet e saj për lidhjen e tuaj të ardhshme. Transmeton elitedaily./kosovalive360/

