05.08.2020 - Të jesh grua me dy mitra është një rast i rrallë në botë, por një rast të tillë kemi hasur edhe në Kosovë.
Një grua nga Kosova e cila është diagnostikuar me dy mitra së fundmi ka kryer lindjen në QKUK.
Ajo për RTV Dukagjinin ka rrëfyer përvojën e saj nga momenti kur është diagnostikuar me një anomali të tillë.
“Kur mjekët më kanë thënë i ke dy mitra nuk kam ditur të gëzohem apo të hidhërohem. Dy mitra janë bekim por për shtatzëni më kanë thënë që është e vështirë. Ka pasur mjekë që më kanë propozuar edhe IBF por ajo është metoda e fundit pasi unë jam shumë e re. Unë kam dashur t’i provoj të gjitha metodat natyrale”, tha gruaja e diagnostikuar me dy mitra.
Përkundër vështirësive ajo kishte vendosur t’i besojë një mjeku dhe lindjen po ashtu ta bëjë në mënyrë natyrale.
“Nuk kam dëgjuar se në Kosovë mund të ketë pasur një rast të tillë. Pasi kam hyrë në internet kam parë që ka raste të ngjashme në botë”, deklaron më tej gruaja me dy mitra.
Burimi: gazetaexpress