Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

MTI kërkon nga prindërit që t’i largojnë nga fëmijët lodrat e rrezikshme

13.11.2018 - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kërkon nga prindërit që t’i largojnë nga fëmijët lodrat e rrezikshme.

MTI me anë të një njoftimi ka thënë se pas analizave, në treg janë hasur lodra që janë të rrezikshme.

“Ne vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë. Pas pranimit të rezultateve, Inspektorati i Tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato”, thuhet në njoftim.

Duke pasur parasysh që këto lodra kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Kosovë dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra [që shihen bashkangjitur në foto] janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni. 

Burimi: mti

/komuniteti