Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mundësitë e prindërve që punojnë, rreth përkujdesjes së fëmijëve të tyre

Jetojme ne nje bote materialiste. Te gjithe vrapojme pas sukseseve ne jeten profesionale. Per te ngasur makinen e jetes bute, eshte bere esenciale qe prinderit te punojne dhe te fitojne te ardhura per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre.

Por, ne kete gare te karieres, femijet shume here mbeten te neglizhuar. Shume prinder jetojne ne stres, duke u brengosur per mireqenien e femijes i cili eshte nen perkujdesjen e kujdestares.

Pyetja jetesore eshte se, si mund ti bejme femijet e lumtur gjate mungeses tone? Egzistojne shume mundesi dhe rruge per ti bere femijet e lumtur. Mund ti dergoni ne qendrat e perkujdesit ditor (kopesht) ne menyre qe te argetohen duke u shoqeruar me femijet tjere. Femija juaj mund te luaj me lodra te ndryshme qe jane ne dispozicion ne kopesht. Qendrat e mira per perkujdesjen e femijeve, duhet te kujdesen mire per femijen tuaj sepse ju jeni klient i tyre, dhe kjo e promovon biznesin e tyre, sepse nese ju jeni te kenaqura me kopeshtin, ju do ta rekomandonit te prinderit tjere.

Por, poashtu kemi edhe disa pika negative. Femijet kane shume energji. Dhe nese ata nuk jane duke fjetur, jane duke bere dic tjeter. Ata deshirojne te levizin kudo. Pra kane nevoje per perkujdes konstant. Ne qendrat e perkujdesit ditor numri i edukatoreve dhe ndihmeseve nuk eshte aq i madh. Ato nuk mund te perkujdesen constant per tere femijet ne te njejten kohe. Per kete shume femije, lendohen kohe pas kohe ne keto qendra.

Te angazhoni nje kujdestare per zemren tuaj te vogel, eshte mundesia e dyte. Por per te angazhuar ate, ju duhet ti kontrolloni prapavijen. A i do femijet? A ka pervoje si kujdestare femijesh? Cfare pret ajo nga puna si kujdestare? Etj.

Te bleni lodra me bollek, eshte poashtu nje metode tjeter per ti bere femijet te zene dhe te lumtur. Lodrat jane aty per te krijuar atmosfere ne shtepi. Ato kane nje rol te rendesishem ne jeten e femijeve. Ato e bejne ate me konfident. Pra lodrat jane zgjedhje e mire per ta mbajtur femijen e lumtur per ca kohe. Kujdestarja poashtu do te jete e gezuar sepse nuk do ti duhet te luaj me te, tere kohen, sepse ai do te jete i zene duke lozur me lodren e tij te re. Ju poashtu mund ti bleni nje kafshe shtepiake, kur te jete rritur ca, per ta bere ate te lumtur gjate kohes kur ju nuk jeni e pranishme ne shtepi.

/komuniteti