Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mungesa e lëngjeve tek fëmijët shkakton kaps

Fëmijëve të cilëve nuk iu pëlqen të hanë pemë dhe perime, janë 13 herë më të rrezikuar nga paraqitja e kapsllëkut, sipas një hulumtimi që është bërë tek fëmijët nga tetë gjer në dhjetë vjeç. Rezultatet e hulumtimit janë bërë në “Journal of Clinical Nursing”.

Problemet me kaps janë pasojë e shprehive në të ushqyer, rrethit ku jetohet, ndërsa përkeqsohen tek fëmijët e moshës shkollore – pohon dr. Juk Ling Shan nga Univerziteti i Hong Kongut. Fëmijët të cilët konsumojnë 200 gjer në 400 mililitra lëngjesh në ditë janë tetë herë më të rrezikuar nga kapsllëku, ndërsa vajzat kanë më pak probleme me këtë.

/komuniteti