15.07.2014 - Për një shtatzëni pa probleme, shpesh mjekët këshillojnë që nënat të marrin vitaminat e nevojshme, nëpërmjet frutave dhe perimeve tek të cilat gjenden në një masë të ndjeshme.
Por studiuesit danezë thonë se mungesa e vitaminës C gjatë shtatzënisë, mund të prekë zhvillimin cerebral të fetusit. Studiuesit danezë të "Copenhagen University" kanë verifikuar se si mungesa e kësaj vitamine, mund të cenojë zhvillimin cerebral të fëmijës.
Drejtuesi i studimit Jens Lykkesfeldt, tha se nënat janë ato të cilat do të mbrojnë fëmijët e tyre. Kjo arrihet vetëm duke garantuar një prani të duhur të vitaminës C, ku bëjnë të mundur që fëmija të ketë një zhvillim të favorshëm të trurit./albeu/

